Patozi: Kemi nje opozite te semure

01/10/2009 23:50

Ne vijim te fjales se tij ne Top Story kryetari i grupit parlamentar dhe nen kryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi ka riperseritur ftesen ndaj socialisteve per t’u futur ne parlament.

“Opozita ka humbur dy raste per te bere opoziten, rastin e votebesimit te qeverise dhe rastin e votimit te buxhetit. Une shpresoj qe opozita te vije pavaresisht trajtimit te ceshtjes se qeverisjes se vendit. Cdo vend ka nevoje per nje opozite te shendoshe, ne kemi nje opozite te semure”, eshte shprehur Patozi.

Me pare ne fjalen e tij deputeti demokrat i Qarkut te Vlores ka shtuar se bojkoti i PS-se nuk eshte i bazuar ne realitet.

Top Channel