
Gjithcka gati ne Kopenhagen ku jane mbledhur perfaqesuesit e kater shteteve, SHBA-s, Spanjes, Japonise dhe Brazilit, per te propozuar dhe mbrojtur kandidaturat e tyre per zhvillimin e Lojrave Olimpike te vitit 2016.
Nese Obama vazhdon te kritikohet per mbrojtjen e kandidatures se Cikagos, kritika qe jane bere nga media amerikane per nje moment te papershtatshem te ketyre lojrave per shkak te krizes ekonomike, ne Spanje eshte gati delegacioni per tezen e tyre te Madridit. 400 persona jane nisur nga Spanja, mes tyre 200 gazetare dhe pjesa me e rendesishme jane personazhe te njohur te sportit si basketbollisti i NBA, Po Gasol apo tenisti Rafael Nadal, te gjithe keta te udhehequr ngambreti Huan Karlos i cili ne kete duel nuk ia la perfaqesine mbretereshes Sofia.
“Kam nje parandenje“, kjo eshte motoja e fushates spanjolle ne prag te votimeve qe do te zhvillohen ne Kopenhagen. Madridi ne kandidaturen e tij ka nxjerre ne pah se nje pjese te mire te komplekseve i ka te gatshme, siguria eshte maksimale dhe 85% e popullsise eshte dakord me kete kandidature. Pritet te jete e forte edhe kandidatura japoneze me Tokion qe po pergatitet per lojra eko-teknologjike, por ka nje mbeshtetje popullore shume me te vogel se spanjollet. Gjithesesi eshte kryeministri Jukio Hatojama qe do te jete diten e premte ne Kopenhagen per te mbeshtetur kandidaturen. Ndersa familja Obama do te mbeshtese Cikagon, me nje kandidature me ekologjike qe do te kete si pjese perberese mbeshtetjen e qytetareve te qytetit, pasi behet fjale per nje qytet me infrastrukture te gatshme dhe qe kerkon pak investime.
Qyteti i katert eshte Rio de Zhaneiro, nje kandidature e mbeshtetur nga presidenti Lula dhe ne menyre te vacante nga sportisti i shekullit Pele. Gjithsesi kandidatura e tyre duket disi me pak e favorizuar, pasi vetem ne 2014-en, 2 vjet para olimpiades do te organizojne kampionatin boteror.
Top Channel