Kucove, uji i ndotur me kimikate

01/10/2009 08:55

Ndotja e ujit te pijshem ne rrethin e Kuçoves eshte bere serish shkak per perhapjen e infeksioneve kryesisht te femijet.

Ne shume fshatra te ketij rrethi, furnizimi i banoreve me uje te pijshem behet nepermjet depove te ujit dhe puseve te ngritura nga vete ata.

Ne analizat qe Drejtoria e Shendetit Publik ne kete rreth ka bere me kampionet e ujit te pijshem ne nje sere fshatrash te ketij rrethi ka rezultuar se uji i pijshem eshte i ndotur.

Keshtu ka dale se banoret e fshatrave Kozare, Gege, Velagosht, Salc Kozare konsumojne uje te ndotur kimikisht.

Nga analizat e bera ka rezultuar se ka ndotje te ujit te pijshem dhe ne depot e fshatrave Gege e Kozare dhe ne puset e ngritura nga vete banoret ne keto fshatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA