Kristaq Mile, dy jave pezullim

01/10/2009 10:15

Kontestimet e forta ndaj gjyqtarit Hoxha ne ndeshjen Dinamo-Shkumbini i kane kushtuar shtrenjte trajnerit Kristaq Mile.

Drejtuesi i stolit peqinas, ashtu si edhe lojtaret dhe drejtuesit e kesaj skuadre, kane reaguar ashper ndaj “xhaketave te zeza” ne humbjen 2:1 me blute, ne momentin kur Hetlem Çapja u largua nga fusha me karton te kuq.

Pas shqyrtimit te pamjeve filmike dhe procesverbalit te ndeshjes, per fjalet fyese dhe gjestet provokuese ndaj arbitrave, Mile eshte pezulluar per dy ndeshje nga drejtimi i skuadres, si edhe eshte gjobitur me 30 mije leke te reja.

Ka shpetuar vetem me nje gjobe financiare Çapja: per nderhyrjen e rrezikshme, e cila nuk ka krijuar pasoja te renda per lojtarin kundershtar. Mesfushori eshte gjobitur me 50 mije leke te reja. Ne vendimet e tjera, Disiplinori ka shqyrtuar problemet ne Skrapar, fushe ku Bylisi fitoi 1:0 ne fundjave. Trajneri Dalipi eshte pezulluar per dy ndeshje dhe eshte gjobitur me 30 mije leke per protesta, ndersa skuadra do te luaje dy ndeshje pa tifoze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA