
Kaka harron ngjyrat e ish skuadres se tij, duke u perqendruar vetem tek Real Madrid. Mesa duket humbja e Milanit me Zyrihun e ka kenaqur brazilianin, i cili vetem pak ore me pare shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe i kane dhene tifozet kuqezinj.
“Per ne eshte shume pozitive qe Milani humbi pasi tashme ndodhemi te vetem ne krye te grupit. Na presin dy ndeshje kunder Milanit dhe tashme kualifikimi bashke me vendin e pare varen vetem nga ne. Eshte shume e rendesishme ta mbyllim kete faze ne krye te grupit”, deklaron Kaka.
Braziliani ishte nje nga protagonistet e fitores 3-0 ndaj Marsejes pasi shenoi golin e dyte me nje 11 metersh qe ishte edhe i pari ne Champions League me fanelen madrilene. “Ne kete kompeticion nuk ka ndeshje te lehta. Pjesa e pare ishte shume e veshtire per ne, por ne 45 minuteshin e dyte me pak durim arritem te gjenim golin”, perfundon fantazisti.
Top Channel