Gjykata nuk pranon avokatin e Kumbaros

01/10/2009 09:10

Gjykata e Larte ka refuzuar dje te shqyrtoje kerkesen e familjareve te Ilir Kumbaros, qe kerkojne lirimin e ish-shik-sit, i arrestuar ne Londer per llogari te drejtesise shqiptare, e cila e akuzon per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes.

Kolegji Penal i Gjykates Supreme nuk e ka njohur avokatin e Kumbaros, qe ishte zgjedhur nga familjaret e Ilir Kumbaros.

E gjithe seanca zgjati per me shume se dy ore dhe u fokusua te legjitimiteti i pales mbrojtese. Avokati i Ilir Kumbaros, i caktuar me prokure nga familjaret, kerkoi te ndryshohej masa e sigurise.

Ai tha se kishte nje prokure te rregullt te firmosur nga djali i klientit te tij, i cili e kishte te pamundur te ishte i pranishem per shkak te largesise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA