FMN: Rimekembja do te jete e ngadalte

01/10/2009 09:40

Fondi Monetar Nderkombetar ka deklaruar se ekonomia globale po zhvillohet serish dhe gjendja financiare eshte permiresuar ndjeshem.

Por ne raportin e fundit te tij, ky institucion thote se rimekembja e ekonomise do te jete e ngadalte dhe se do ta kete te veshtire te ule papunesine dhe varferine ne te njejten kohe.

Diten e djeshme FMN beri parashikimet e tij per shumat qe bankat pritet te humbasin ne forme kredish dhe investimesh.

Shifra ne fjale pritet te jete 3.4 trilione dollare, me pak nga parashikimi prej 4 trilionesh. Ky reduktim eshte nje rezultat direkt i permiresimit te ekonomise globale, thuhet ne raportin e FMN.

“Rimekembja globale kryesohet nga Azia, ku ekonomia i perballi crregullimet shume me mire nga sa pritej”, thuhet me tej ne raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA