
Tashme edhe Ministria e Financave mund te kerkoje pergjimin e personave apo subjekteve te ndryshme per arsye hetimi. (UDPATE)
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ne ligjin mbi pergjimet, duke i dhene te drejte Financave te vene nen pergjim cdo person te dyshuar.
Ka patur pak debate ne komision per te shtuar edhe Ministrine e Financave krahas Ministrise se Brendshme dhe Ministrise se Mbrojtjes, te cilat deri me tani ne baze te ligjit te miratuar ne parlament vitin e kaluar, kane patur te drejten e kerkeses per pergjim.
Pa miratimin e opozites, me kerkesen e Ministrise se Financave, nente deputetet e PD-se, dhe 1 i LSI-se kane pranuar qe ky ndryshim ne ligjin aktual te dergohet per miratim ne parlament.
Brenda Ministrise se Financave ka nje drejtori per pastrimin e parave dhe nje drejtori tjeter hetimi me ne krye ish-drejtorin e Pergjithshem te Policise, Agim Shehu, te cilat mendohet se do te merren me kerkeat per pergjimet pas miratimit te draftit ne parlament.
Top Channel