Cana: Eksperienca ime vlen kunder Mançesterit

01/10/2009 10:50

Pas sfides se fillim kampionatit me Çelsin, tashme Lorik Cana po pergatitet per ndeshjen me Mançester Junajtid. Te shtunen ne “Olld Traford”, mesfushori kuqezi do te luaje per here te pare ne karriere kunder kampioneve te Premiershipit, te drejtuar nga trajneri legjendar, Ser Aleks Ferguson.

26-vjeçari kerkon qe edhe ne kete perballje te jete njeri prej lidereve te Sanderlendit. Ai beson se eksperienca e fituar ne kupat e Europes me Olimpikun e Marsejes, ku per t’u permendur jane sfidat me disa prej emrave te medhenj kontinentale ne Champions, do ta ndihmoje ndaj “Djajve te Kuq”.

“Natyrisht qe eksperienca ime ne arenen nderkombetare do te me ndihmoje ne sfiden me Mançesterin”, deklaroi Cana. “Ne kete aspekt mund ta ndihmoj skuadren time. Nuk kam luajtur asnjehere me Junajtid, por ne karriere jam perballur me shume skuadra te ketij niveli. E kam te qarte se çfare duhet te bejme qe te mos dalim te humbur nga fusha. Duhet te luajme fort ne mesfushe, te mos i lejojme shume hapesira. Besoj se e kemi kualitetin qe te perballemi me kampionet dhe te tregojme forcen dhe ambiciet tona ne kete sezon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA