Vrasja ne Lezhe, vijojne hetimet

30/09/2009 12:00

Vazhdojne hetimet per ngjarjen e ndodhur ne Lezhe kur shtetasi Leke Gjon Biba eshte gjetur i vrare ne automjetin e tij ne vendin e quajtur Kthesa e Shenkollit ne superstraden Tirane-Lezhe.

I vetmi person i ndaluar eshte djali i viktimes i cili pak minuta pas ngjarjes kishte shkuar ne komisariatin e policise se Lacit duke treguar se i kane ekzekutuar te atin.

Policia po heton disa pista, qe nga vrasja per shkak te ndonje konflikti te vjeter deri tek nje ngjarje e rende pas ndonje konflikti ne familje.

Lek Gjon Biba u gjet i qelluar me thike dhe mjete te forta ne automjet qe ishte rrezuar ne brigjet e lumit Mat. Ne fillim u dyshua per aksident por me pas ekspertiza tregoi vrasjen.

Top Channel