Vrane shoferin, prangosen dy vellezerit

30/09/2009 08:35

Pranga per vellezerit fierake  te perfshire ne vrasjen e ndodhur me 28 qershor ne qytetin bregdetar te Durresit.

Ngjarja qe pergjaku mengjesin e dites se zgjedhjeve eshte mbyllur me ndalimin e dy te rinjve nga Fieri. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ata ekzekutuan me thike pas nje grindjeje banale ne stacionin e furgonave urbane 35-vjecarin Dritan Neza.

Te ndaluarit e policise jane Romeo dhe Emiljan Braka, perkatesisht 21 dhe 17 vjec nga Fieri. Dy vellezerit kane qene ne kerkim per vepren penale te “vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim” dhe kapja e tyre u be vetem tre muaj me pas, nga forcat e sektorit te luftes kunder krimit ndaj personit ne Rrethin e Durresit.

Prokuroria e ketij rrethi gjyqesor kishte nxjerre urdher ndalimet perkatese ne korrik te ketij viti, pas zbardhjes se plote te ngjarjes, identifikimit te autoreve dhe dokumentimit te vrasjes me prova ligjore. Gjate ketyre muajve eshte punuar per evidentimin e vendndodhjes se dy te rinjve fierake dhe vetem mbremjen e se henes eshte perfunduar me sukses aksioni per kapjen dhe ndalimin e tyre mbi bazen e urdhrave te leshuar nga organi i akuzes durrsake.

Vrasja ndodhi ne lagjen 11 te qytetit port, rreth ores 07:45 te se dieles se zgjedhjeve, ne sheshin “Pranvera”. Viktima Dritan Neza ishte shofer furgoni. Sipas nje versioni te policise, ai gati i ka zene kemben me gomat e furgonit njerit prej vellezerve Braka. Kjo eshte bere shkak qe njeri prej vellezerve, Romeo, te godase me thike mbi te, i mbeshtetur dhe nga vellai. Goditjet jane dhene ne pjesen e kraharorit dhe si pasoje e plageve te marra, 35-vjecari gjeti vdekjen ne spitalin rajonal te Durresit, pak caste pas ngjarjes.

Top Channel