
Trajneri kuqezi Josip Kuzhe ka rikthyer Altin Haxhin ne skuader, duke e mobilizuar ne takimin e fundit per eleminatoret e boterorit, ne ndeshjen kunder Suedise.
Mungesa e Kristi Vangjelit per shkak te demtimit qe pesoi para ndeshjes me Danimarken e ka shtyre teknikun kroat te therrase ne skuader te riun e talentuar te Flamurtarit Franc Veliu dhe 34 vjecarin Altin Haxhi, lojtari i vetem qe luan kete edicion ne Ligen e Kampioneve me qipriotet e Apoel.
Nderkohe qe lufta per porten do te jete serish mes Ujkanit dhe Hidit, ne mbrojtje, te riut Veliu do t’i duhet te fitoj duelin me Dallkun, Lilen, Currin dhe Beqirin, per te hyre ne formacionin e pare anti Suedi.
Reparti i mesfushes do te perbehet nga te njejtet lojtare qe u grumbulluan per ndeshjen e shtatorit me Danimarken, pervec Ansi Agollit i cili eshte i pezulluar per shkak te kartonave. Ne vend te tij, trajneri Kuzhe ka vendosur te therrase Haxhin, i cili eshte aktivizuar 65 ndeshje me kombetaren dhe ka shenuar 3 gola.
Persa i perket sulmit, trajneri i perfaqesueses kuqezi ka vendosur te konfirmoje te njejtet futbolliste qe u grumbulluan per Danimarken. Bogdani, Salihi, Kapllani dhe Besart Berisha do te jene ata qe do te kerkojne golin ne porten suedeze ne ndeshjen e 14 tetorit. Nderkohe ne kampin kundershtar bie ne sy rikthimi i 38 vjecarit Henrik Larson pas nje demtimi qe e mbajti jashte fushave per ndeshjet me Hungarine dhe Malten.
Top Channel