Kablloret vjedhin Champions

30/09/2009 15:25

Ne Shqiperi vazhdon te jete ende i perhapur fenomeni i piraterise televizive thuajse ne te gjitha rrethet e vendit.

Operatore te ndryshem kabllore veprojne normalisht aktivitetin e tyre, edhe pse i kundraligjshem, duke transmetuar emisione te ndryshme dhe kryesisht ndeshje e aktivitete te ndryshme sportive te pashqetesuar.

Pavaresisht se te drejtat e transmetimit jane blere ne shifra te larta nga te tjere subjekte televizive, si ne rastin konkret nga paketa SuperSport ne platformen DixhitAlb.

Jane rreth 70 televizione kabllore qe veprojne ne te gjithe vendin dhe ne nje pjese te madhe, pas investigimeve te gazetareve te ‘Fiks Fare’, jane vene re trasmetime te ndeshjeve nepermjet kanaleve te piratuara.

Per kete fenomen shqetesues qe demton biznesin e kompanive te licensuara per transmetime te tilla dhe qe veprojne ne perpethje me ligjin, kemi kontaktuar me nendrejtorin e KKRT, Alban Karapici, i cili pranon keto shkelje per te cilat eshte vene ne dijeni dhe thekson pergatitjen e masave qe do te merren.

“Sot me date 30 kemi lene afatin e fundit qe operatoret te paraqesin kontrata per te drejten e transmetimit. Po vezhgojme fenomenin dhe po marrim masa ne zbatim te ligjit. Ne e kontrollojme situaten dhe i dijme programet qe transmetojne ato. Ka ardhur koha qe ne te marrim masa duke nisur nga gjobat deri te pezullimi i aktivitetit”, thote Karapici.

Per shkelje te tilla ligji shqiptar parashikon gjoba nga 200 mije deri ne 1 milione leke dhe ne raste te perseritura deri ne hejqen e licenses, pavaresisht ketyre masave, vete nenkryetari ka deklaruar se nga muaji i ardhshem do te veprojne ne terren me masat qe do te merren kundrejt operatoreve qe jane vezhguar gjate gjithe kesaj periudhe.

Ne fakt, vjedhja e programeve prej ketyre operatoreve kabllore eshte e vazhdueshme, cka normalisht duhet t’u kushtoje atyre licensen. Pas piratimit te programeve sportive dhe artistike, DigitAlb dhe SuperSport do te fillojne padite ndaj operatoreve kabllore si ne rastin e pak muajve me pare, kur policia arrestoi nje grup personash te perfshire ne piratimin e programeve permes aparateve drimboks.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta