
Konflikti i ndezur ndermjet pushtetit qendror dhe atij vendor eshte ulja e takes se ndikimit ne infrastrukture, e cila funksionon per zonat informale pas legalizimit te banesave.
Ligji i miratuar ne Parlament e ul kete takse nga 1-3 % te vleres se investimit, qe ishte me pare ne 0.5 % te kesaj vlere.
Ky ndryshim u propozua nga qeveria me qellim per t’i ardhur ne ndihme bizneseve qe merren me ndertimin e veprave te medha, pasi sipas tyre, kjo takse ne vleren 3-4 % te vleres se investimeve te medha i rendon se tepermi ato.
Por ne fakt ky ndryshim pakeson ndjeshem te ardhurat e pushteteve vendore ne vend. Rasti me konkret eshte bashkia e Tiranes, e cila ka nje numer te konsideruar zonash informale dhe ka pergjegjesi per te rregulluar infrastrukturen e tyre menjehere pas procesit te legalizmit.
Kjo ulje e takses nga 4% ne 0.5 % i shkakton te ardhurave te bashkise nje efekt negativ prej 5 milione eurosh ne vit.
Burime prane bashkise bejne te ditur se ne disa blloqe banimi kane nisur te realizohen disa projekte, por me pakesimin e te ardhurave ato nuk do te realizohen sic ishin parashikuar.
Top Channel