
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi se situata ekonomike mbetet ende e pastabilizuar, pavaresisht shenjave pozitive duke renditur disa nga rreziqet.
“Stimuli monetar ne te ardhmen do te varet nga ecuria e disa faktoreve qe kane te bejne me politiken fiskale, kursin e kembimit dhe pritshmerite per inflacionin”, ka deklaruar Fullani.
Duke folur per kursin e kembimit, Fullani i ka cilesuar tronditjet e pak diteve me pare si artificiale dhe te krijuara nga paniku, ndonese ka kerkuar nga agjentet ekonomike qe te pershtaten me mire me kursin e kembimit.
“Leku me euron per mua nuk perben me lajm. Megjithate ne duhet te mesohemi me kursin e lire te kembimit dhe duhet ta kemi parasysh kete kur marim vendime”, ka pohuar Fullani.
Guvernatori njoftoi dhe vendimin e fundit te Keshillit Mbikeqyres, i cili ka vendosur te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne 5.75 per qind.
Top Channel