Ferrari, zyrtarizohet kalimi i Alonsos

30/09/2009 17:10

Fernando Alonso eshte piloti i ri i Ferrarit. Spanjolli ka firmosur nje kontrate tre vjecare me skuderine e Maranellos qe ka zyrtarizuar vendimin ne faqen e tij te internetit, ne vigjilie te Cmimit te Madh te Japonise.

Alonso do te jete ne cift me Felipe Massen, nderkohe qe Kimi Raikkonen do te lere Ferrarin ne fund te sezonit.

Italiani Giancarlo Fisichella do te qendroje tek Ferrari dhe do te jete piloti rezerve.

“Jam shume i kenaqur dhe krenar qe te behem piloti i Ferrarit. Eshte nje enderr per te gjithe ata qe merren me kete pune dhe une sot kam fatin qe ta realizoje”, jane fjalet e para te spanjollit.

Ne faqen zyrtare te Ferrarit thuhet se: “eshte arritur nje marreveshje bashkepunimi me pilotin Fernando Alonso. Marreveshja do te jete e vlefshme per tre sezone, duke filluar nga 2010-ta”.

Top Channel