
Altin Haxhi pritet te aktivizohet si titullar edhe ne ndeshjen e dyte te Grupit D ne Ligen e Kampioneve, ku Apoel Nikosia pret ne fushen e saj Celsin.
Mesfushori shqiptar qendroi pushim ne takimin e fundjaves se kaluar, ku Apoeli fitoi 3:0 me Doksa Katokopian. Duke vleresuar edhe moshen 34-vjecare te shqiptarit, trajneri Ivan Jovanovic vendosi se rotacioni do te ishte menyra me e mire qe Haxhi te ishte ne formen optimale kunder bluve te drejtuar nga Karlo Anceloti.
Me eksperiencen dhe klasin e tij, ish-lojtari i Kombetares, per te cilin perflitet rreth nje rikthimi te mundshem ne sfiden e fundit eliminatore me Suedine, shihet si nje prej pikave te forta te qiprioteve ne aktivitetin me prestigjioz per klube ne Europe.
Dy jave me pare, Haxhi luajti pergjate gjithe 90-minuteshit ne barazimin qe Apoeli arriti ne stadiumin “Visente Kalderon”, perballe Atletikos se Madridit. Gjirokastriti eshte futbollisti i vetem shqiptar qe luan ne Champions gjate ketij edicioni.
Top Channel