
Joseph Blatter mendon se gjate momentit te gjuajtjes se 11 metershit, lojtari nuk duhet ta ndale ecjen ose ta ngadalesoje.
Sipas shefit te FIFA-s, nuk eshte korrekte qe nje lojtar te ndaloje dhe me pas te gjuaje topin sepse kjo gje ngaterron portierin. “Nuk eshte korrekte. Arbitri duhet te nderhyje duke ndeshkuar lojtarin me karton te verdhe”, shprehet Blatter.
Ky propozim do diskutohet gjate mbledhjes se ardhshme te Bordit Nderkombetar ne fund te tetorit. Kjo menyre e gjuajtjes se penalltive aplikohet me shumice ne kampionatin brazilian ku quhet “Paradinha”.
Edhe ne Europe ky fenomen nuk eshte shume i rralle. Cristiano Ronaldo eshte nje prej atyre lojtareve qe shpesh here ndalon ne mes te rruges dhe me pas vrapon serish per te goditur topin.
Top Channel