Berisha: Deputetet pa makina

30/09/2009 15:25

Ate qe kishte premtuar ne fushate se do te zhvishte zyrtaret nga privilegjet e transportit, kryeministri Sali Berisha e ka realizuar ne mbledhjen e trete te qeverise se tij te re.

Duke miratuar projektligjin qe u njeh te drejten e perdorimit te makines zyrtare vetem presidentit, kryetarit te parlamentit, kryeministrit, ministrave, drejtorit te pergjithshem te policise dhe atij te Sherbimit Informativ, si dhe pak krereve te tjere te insitucioneve kushtetuese.

Sipas kryeministrit Berisha nga heqja e privilegjit te makinave shteterore per cdo rang te administrates, vendoset jo vetem nje standart i ri, por kursehen edhe shume para.

“Nuk po listoj menyrat e abuzimit, sepse ky ligj vendos nje standart te qyteteruar europian. Keshtu kursehen mbi 30 milione dollare ne vit dhe vendoset nje norme me vlere qindra milione dollare”, u shpreh Berisha.

Ne projektligj percaktohet qe targe zyrtare, si gjithe drejtuesit e larte te shtetit do te kete edhe kreu i opozites dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Por qe ne rastin e zotit Rama, do te perfitoje vetem nga njeri pozicion.

“Me targe zyrtare do te jete kreu i opozites, i cili leviz ne shume vended he net e gjithe boten trajtohet i barabarte me nje minister. Por zoti Rama t’i harroje te dyja bashke. Se tani qe u zgjodh prape, nuk thone dot se po i bej favore”, thote Berisha.

Duke qene se asnje kategori tjeter pervec krereve kushtetuese nuk do te kete me makine shteterore ne perdorim, qeveria ka ndare ne disa kategori te zgjedhurit dhe zyrtaret qe do te trajtohen me bonuse mujore per mbulimin e shpenzimeve.

Kategoria e pare jane deputetet dhe kryetaret e bashkive te medha, qe do te marrin ne muaj 45 mije leke, te cilin do ta menaxhojne vete per transportin e tyre.

Te tjeret anetaret e Gjykates Kushtetuese, gjykates se larte, drejtuesit e Krimeve te Renda ne gjykate dhe prokurori nga 35 mije leke ne muaj.

Me pas vijne kategrorite me trajtim 30 mije leke ne muaj dhe kategoria e fundit me 20 mije leke. Por ceshtja e transportit te zyrtareve nuk pritet te mbyllet me kaq.

Qeveria do te marre se shpejti nje vendim edhe per fatin e makinave, qe jane aktualisht ne pronesi te ministrive dhe gjithe dikastereve shteterore qe preken nga projektligji per transportin e zyrtareve.   

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta