
Quhej Lucy O’Donnell dhe ishte 46 vjec. Nderroi jete pasi vuante nga nje semundje.
Nuk ishte personazh i famshem per publikun me ndonje performance ne kinema apo muzike, por kujtohet si frymezimi i Beatles per kengen e vitit 1967, “Lucy in the sky with diamonds”.
Titulli i kenges, ne albumin “Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, u gjet nga Julian, djali i John Lennon.
Nje vit me pare, ne 1966 Julian kishte sjelle ne shtepi nje vizatim, frymezuar nga O’Donnell, shoqja e tij e kopshtit duke shpjeguar “Eshte Lucy ne qiell me diamantet”.
Ajo ne ate kohe ishte tre vjec, ndersa Julian vetem 4.
Shume asokohe menduan se titulli LSD, i referohej droges, po ne fakt Lucy tregoi se pati qene ajo frymezimi i kenges.
“Julian kishte bere nje vizatim dhe ate dite i ati erdhi per ta marre”, tregoi dy vite me pare Lucy ne nje interviste per BBC.
Top Channel