
Shtepia e Bardhe ka publikuar sot foton zyrtare te presidentit Barack Obama me kryeministrin Sali Berisha, te bere gjate pritjes ne New York me udheheqesit boterore qe moren pjese ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Per shkak se kjo ishte nje pritje private e organizuar nga cifti presidencial amerikan, mediat nuk u lejuan brenda dhe vetem sot jane bere publike fotografite zyrtare te takimit.
Gjate pritjes ceremoniale te organizuar ne Muzeun Metropolitan te Arteve, kryeministri Berisha e ftoi presidentin Obama per nje vizite ne Tirane, duke e siguruar se kurdo qe ai te vije, do te gjeje ne Shqiperi kombin me miqesor dhe me mirenjohes ndaj Shteteve te Bashkuara dhe popullit amerikan.
Me heret, ne nje interviste per Top Channel, kryeministri Berisha tha se Presidenti Obama, i nxitur edhe nga bashkeshortja e tij, Mishel Obama eshte shprehur i kenaqur nga ftesa per viziten ne Tirane dhe se do te gjeje nje kohe te pershtashme per ta bere kete.
Top Channel