
Nje dite pas arrestimit te tre mjekeve dhe dy infermiereve ne maternitetin ‘Koco Glozheni’ asnje nga drejtuesit apo koleget e tyre ne kete maternitet nuk pranon te flase.
Te vetmit qe kane marre zemer nga arrestimi i tyre jane familjare te pacienteve te cilet tregojne se japin para nen dore per cdo sherbim, por koston me te madhe e kane lindjet.
Familjaret tregojne se pese te arrestuarit nuk jane te vetmit qe u kerkojne para pacienteve per te ofruar sherbim shendetesor.
Ndonese drejtuesit e maternitetit nuk flasin per koleget e tyre, nga ana tjeter nuk e kalon ne heshtje kete ceshtje Ministria e Shendetsise, e cila u kerkon qytetareve te kontribuojne per te luftuar mitmarrjen dhe korrupsionin ne shendetsi.
Nderkohe burime nga Drejtoria e Policise se Tiranes thone se hetimet vazhdojne edhe per disa mjeke te tjere ne kete materniet, te cilet jane denoncuar nga vete qytetaret.
Top Channel