
Pergjigja e Brukselit per aplikimin e Shqiperise, e cila kerkon te marre statusin e vendit kandidat, mund te ishte dhene me heret.
Por vonesat kane patur tre arsye; se pari pritja per zgjedhjet ne Shqiperi, se dyti, pritja e zgjedhjeve ne Gjermani dhe se fundi, kur keto kaluan, duhet pritur rezultati i referendumit te dyte irlandez per miratimin ose jo te Traktatit te Lisbones.
Nese irlandezet votojne serish ne shumice kunder, gje qe sondazhet nuk e favorizojne kete here, ekspertet thone se ceshtja e zgjerimit do te shtyhet serish. Megjithate, Fredrik Reinfelt, kryeministri i Suedise, vendit qe mban presidencen e radhes ne Bashkimin Europian, beson se kete vjeshte do te zgjidhet edhe ceshtja e aplikimit per Shqiperine.
“Ne shpresojme te jemi ne gjendje t’i pergjigjemi aplikimit gjate kesaj vjeshte, por nuk kemi ende nje pergjigje se ne cilen date. Ka shume diskutime tani, ne kete moment ne Bashkimin Europian per ceshtjet e zgjerimit”, shprehet Reinfelt.
I pyetur nese aplikimi i Shqiperise ka hasur ne ndonje pengese, ai pergjigjet: “Jo, por ne jemi ne nje proces ku shpresojme te ndryshojme traktatet dhe shume vende anetare po e lidhin kete me ceshtjet e zgjerimit. Por ne po bejme c’éshte e mundur per t’u pergatitur si per vendet qe kane aplikuar, edhe per ato qe jane brenda procesit te negociatave”.
Te njejten gje pohoi edhe ministri i Jashtem italian, Franco Frattini, i cili, ashtu si kryeministri suedez dhe ai shqiptar, ndodhej ne New York per punimet e asamblese se pergjithshme te OKB-se. “Situata tani eshte e pjekur per vleresimin e aplikimit te Shqiperise per anetaresim. Italia ju mbeshtet, presidenca aktuale, presidenca suedeze, gjithashtu ju mbeshtet. Para pak ditesh ne patem nje diskutim te shkurter rreth kesaj ne Bruksel dhe zoti Bildt, duke permendur Shqiperine, gjate bisedimeve ne tryezen e Keshillit, tha se ne duhet te ecim perpara. Keshtu qe une shpresoj se asnje vend anetar nuk do te kete problem lidhur me kandidimin e Shqiperise”, thote Frattini.
Por Shqiperia ka edhe nje ceshtje tjeter te hapur me Brukselin, vendimin per liberalizimin e vizave. Shefi i diplomacise italiane, paralajmeron veprime konkrete afer fundit te ketij viti. “Per liberalizimin e vizave po behen disa rregullime teknike. Une kam qene ai qe e lancoi kete proces ne Tirane nje vit e gjysme me pare, prandaj tani eshte koha per ta perkthyer ne rezultate konkrete sa me shpejt te jete e mundur shpresoj perpara fundit te ketij viti”, perfundon Frattini.
Top Channel