
Sulmi, pika me e dobet e kampioneve ne fuqi dhe rikthimi i titullareve te demtuar si Memelli, Muzaka e kapiteni Mukaj, shikohen si shpresa e madhe e shpetimit nga kjo situate kaotike per sa u perket rezultateve te bardhebluve.
Ne pese javet e luajtura ne kampionat, Tirana ka krijuar nje diference negative prej 6 pikesh me Dinamon e Besen, dy kryesueset aktuale te sezonit 2009-2010.
Humbja 2-0 ne Fier me Apolonine ishte e dyta, perfshire dhe ate me Flamurtarin ne javen e pare (1-3).
Por ajo qe bie ne sy ka te beje me sulmin e kesaj skuadre, i cili duket se eshte reparti me i dobet i bardhebluve ne kete fillim sezoni. Ne pese ndeshje te luajtura, Tirana ka shenuar vetem tre gola.
Rekordin e me pak golave te shenuar ne pese ndeshjet e para e mban Vllaznia me vetem nje, por kjo nuk duhet t’i justifikoje bardheblute, te cilen kane gjetur rrjeten po aq sa skuadrat e fundit te tabeles si Shkumbini, Kastrioti e Flamurtari.
Statistikat negative te rekordmeneve reflektojne edhe ne diferencen e golaverazhit: 3 te shenuar, 5 te pesuar. Golashenuesit: sulmuesi Arber Abiliaj (2), portieri Blendi Nallbani (1, me penallti).
Kjo ecuri jo e mire ka bere qe trajneri kroat, Ilija Loncarevic, te ndihet teresisht i rrezikuar dhe mund te pesoje fatin e paraardhesve te tij, hungarezit Temeshvari, boshnjakut Haxhiabdic, italianit Menikini e boshnjako-kroatit Slishkovic.
Asnjeri prej tyre nuk mundi ta perfundoje nje sezon te plote me klubin me me shume trofe ne Shqiperi. Loncarevic reflekton pas humbjes: “Futbolli te ndeshkon, pasi duhet luajtur ne 90 minuta te plota.
Luajtem mire ne pjese e pare, por jo ne te dyten. Te skuadra jone vihen re se ka probleme ne lojen sulmuese, gje qe nuk i perket vetem ketij takimi. Per sa u perket problemeve, i pari dhe qe me shqeteson eshte loja ne sulm. Une dua te ndalem pak te ky repart, pasi ekipi nuk ka ende siguri.
E kam fjalen per marrjen dhe dhenien e topit, por ka edhe nervozitet te tepruar. Jam i pakenaqur me 15 minutat e para te lojes jo vetem me kete ndeshje, por edhe me te tjerat, pasi nuk po luajme sic duhet”, ta trajneri.
Mungesat e demtimet kane qene nje faktor percaktues ne ecurine e 24-here kampioneve ne kete start aspak te mire.
“Do te kerkojme qe shume gjera te ndryshojne ne menyre te menjehershme, thekson me pas tekniku 64-vjecar. Nuk jam aspak i befasuar, sepse ne skuader ka 6-7 lojtare qe luajne per here te pare dhe natyrisht qe ndihen edhe mungesat”.
Keto mungesa vijne nga ato reparte qe forcojne manovren sulmuese, si sulmuesi Memelli dhe dy mesfushoret me tipare sulmuese si Mukaj dhe Muzaka. Prandaj dhe syte e Tirane se Loncarevic tani jane drejtuar nga infermieria, e cila ka bllokuar keta lojtare.
Por ky nuk eshte problemi i vetem i bardhebluve. Nje tjeter ceshtje mbetet edhe gjendja e grupit aktual, qe trajneri ka ne dispozicion.
Burime brenda klubit bejne te ditur se ka ankesa per mosambientimin e disa lojtareve te rinj, gje qe ka shkaktuar edhe mungesen e harmonise mes reparteve.
Top Channel