Rrezikohet inflacion

28/09/2009 08:10

Deficiti i buxhetit te shtetit pritet te mberrije ne 6.4 per qind sipas vleresimit te qeverise dhe 6.8 deri mbi 7 per qind sipas llogarive te FMN-se, duke shenuar nivelin me te larte qe nga viti 2001, kur ne Shqiperi u vendos per here te pare stabiliteti monetar.

Sipas buxhetit te ndryshuar per kete vit, i cili u miratua javen e kaluar ne Kuvend, qeveria do te shpenzoje 75 miliarde leke, (rreth 550 milione euro), me shume se sa te ardhurat e veta.

Plani i fillimit te vitit ishte qe deficiti buxhetor te mos kalonte kufirin prej 4.2 perqindesh te PBB-se, nderkohe qe FMN pati rekomanduar nje deficit prej 3.5 perqindesh si te pershtatshem per ruajtjen e stabilitetit makroekonomik te vendit.

Rritja e deficitit erdhi si pasoje e uljes se planit te te ardhurave te buxhetit me 7.7 miliarde leke dhe rritjes se shpenzimeve me 17 miliarde leke.

Qe nga viti 2001, qeveria shqiptare ka pasur nivel te deficitit buxhetor me te ulet se kaq, duke variuar mesatarisht ne 5.4 per qind.  

Loja me PBB-ne

Qeveria shqiptare e ka bere llogarine e deficitit buxhetor ne raport me PBB-ne, duke marre per baze vleresimin e vet te PBB-se nominale prej 1.18 trilione lekesh, me rritje prej 5.8 perqindesh.

Ne fakt, fillimisht Ministria e Financave pati percaktuar rritje ekonomike prej 4.8 perqindesh, por kur propozimi i ndryshimit te buxhetit mberriti ne qeveri, vete Kryeministri urdheroi ndryshimin se sipas tij, rritja ekonomike do te jete 5.8 per qind.

Kjo loje shifrash ne te vertete sjell nje deficiti buxhetor prej 6.4 perqindesh, me i ulet nga sa pritet te jete realisht. Sipas Fondit Monetar Nderkombetar, PBB nominale e Shqiperise per vitin 2009 do te jete 1.1 trilione leke e per pasoje, deficiti buxhetor do te jete 6.8 per qind te PBB-se.

Vleresohet se Shqiperia mund ta ruaje stabilitetin makroekonomik, pra çmimet dhe kursin e kembimit te lekut, duke ruajtur nje deficit buxhetor prej rreth 4 perqindesh te PBB-se.

Vleresim teper realist per te ardhurat

Qeveria duket se eshte treguar teper optimiste edhe me parashikimin se te ardhurat e buxhetit per kete vit do te jene 327 miliarde leke (rreth 2.5 miliarde euro), me nje renie prej vetem 7.7 miliarde lekesh ne krahasim programin e fillimvitit.

Deri ne muajin gusht, qeveria ka pesuar nje deficit ne programin e te ardhurave prej 17.3 miliarde lekesh dhe tendenca e realizimit te te ardhurave ka qene negative nga muaji ne muaj.

Rrjedhimisht, ka pak gjasa qe per kater muajt e mbetur, qeveria te rikuperoje te ardhura shtese per te realizuar programin e ri.  

Ndikim te vlera e lekut

Statistikat zyrtare japin nje korrelacion te forte mes ecurise se kursit te kembimit te lekut me nivelin e deficitit buxhetor. Keshtu, gjate viteve 2000-2002, kur deficiti buxhetor varionte ne 6-7 per qind te PBB-se, euro kushtonte 130-140 leke, ndersa gjate viteve 2004-2008, kur deficiti qe 3-5 per qind, euro kushtoi ne Shqiperi 120-130 leke. Vijimi i politikes se deficitit te larte ka gjasa te vulose edhe fatin e lekut.

Pse u rrit deficiti

Qeveria e shtoi ndjeshem deficitin e buxhetit te shtetit gjate viteve 2008-2009, per shkak te deshires se vet per te financuar projekte me te medha nga sa mund te perballonte, duke programuar huamarrje te larte. Keshtu, importi i dritave me çmim shume te larte pa i rritur çmimet e dritave ne tregun e brendshem, shkaktoi largim masiv te valutes nga Shqiperia gjate viteve 2007 dhe 2008.

Parate per importin e dritave u paguan dhe vijojne te paguhen nga buxheti i shtetit. Ne vitin 2007 filloi edhe ndertimi masiv i segmentit Rreshen-Kalimash, i cili solli edhe dyfishimin e deficitit te buxhetit te shtetit. Keshtu, gjate vitit 2007, ky segment konsumoi 1.8 per qind te PBB-se, nga te cilat, 1.4 per qind ishin importe.

Ne vitin 2008, rruga hengri 2.9 per qind te PBB-se, nga te cilat 2.3 per qind qene importe. Kete vit, rruga pritet te haje deri ne fund te vitit 3.4 per qind te PBB-se. Rruga Rreshen-Kalimash ka qene prej vitesh pergjegjese per me shume se 50 per qind te PBB-se.   

Top Channel