Rama: S’ka Kuvend pa u hapur kutite e vjedhura

28/09/2009 19:20

Kryetari i rizgjedhur i PS, Edi Rama ka rikonfirmuar ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh politiken bojkotuese te kesaj partie.

Rama ka deklaruar se kthimi ne Parlament dhe bashkepunimi i PS eshte i pamundur nese me pare nuk mundesohet hapja e kutive qe sipas tij jane vjedhur nga qeveria.

“Nuk ka marredhenie normale, nuk ka asnje lloj bashkepunimi me kete qeveri, me kete mashtrim elektoral, nese nuk na njihet e drejta per te qene te barabarte. Nuk ka PS ne kuvend nese hapjen e kutive na i pengon pushteti i politikes se vjeter i Berishes, Metes dhe Nanos”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka theksuar se PS do te luftoje pa u dorezuar per te drejtat e saj, te cilat sipas tij po tentohet t’i mohoen nga treshja Berisha-Nano-Meta.

“Qeveria ka fuqi financiare dhe mediatike qe ne nuk i kemi, por ajo qe ata nuk bejne dot si veten eshte PS. E drejta mund te vonoje por nuk do te mungoje. Pakkush u kujtua per kutite tona te vjedhura. Por PS nuk dorezohet sepse ka mbeshtetjen e shumices se shqiptareve. Ne do te flasim me ze te forte per gjithe shqiptaret dhe per ne nuk ka nje Shqiperi te majte e te djathte, por nje Shqiperi te vetme”, ka shtuar Rama.

Top Channel