
Rritet numri i personave qe kane nivele te larta karboni ne gjak ne te gjithe zonen e njohur si naftembajtese dhe naftenxjerrese te Patos-Marinzes. Mes te prekurve jane me qindra banore te zones, nderkohe qe analizat e punetoreve te sektorit te naftes, kane treguar se karboni te ta eshte i pranishem ne nje perqindje te larte.
Lajmi pohohet nga mjeku i semundjeve profesionale ne spitalin e Fierit, Kilo Stoja, i cili shpjegon se “ne Fier nuk funksionon prej kohesh kabineti i semundjeve profesionale, qe dikur ka qene nje ndihmese e madhe per zbulimin e personave te prekur nga ndotja e naftes.
Numri real i te prekurve eshte me i madh se ai qe ne kemi depistuar ne spital. Popullata e kesaj zone eshte e gjitha ‘e vrare’ prej karbonit, kjo per faktin se depistimi sezonal dhe periodik i tyre, nuk po kryhet.
Tashme pritet derisa semundja te shfaqe shenjat, qe te prekurit t’i drejtohen specialistit”. Duke treguar se kabineti i semundjeve profesionale eshte hapur per here te pare ne vitin 1979 dhe ka funksionuar per pak vite, Stoja ben apel per ringritjen e tij.
Sipas tij ndikimi i nivelit te ndotjes dhe mungesa e kontrollit periodik te popullates e punetoreve, do ta shnderroje zonen ne nje zone “vdekjeje”.
“Ne kemi pasur ne Fier edhe nje laborator bio-toksilog, i cili ka ndihmuar me analiza te mirefillta te gjithe te prekurit nga karboni ne gjak. Prej tre vjetesh ky laborator nuk funksionon dhe te semuret duhet te udhetojne drejt Tiranes per te kryer analiza. Rrethi yne, per faktin se shtrihet ne nje zone industriale dhe me nje situate te larte ndotjeje e ka te domosdoshme laboratorin bio-toksikolog”, eshte shprehur mjeku Stoja.
Numri i te trajtuarve per javen e fundit ka qene 12 persona, nderkohe qe per te gjithe tetemujorin e ketij viti mesohet se kane marre mjekim dhe kujdes shendetesor ne spital rreth 80 persona.
Vetem ne nje fshat, siç eshte Marinza, ku ndodhen mbi 1200 puse nafte, numri i personave te prekur nga karboni ne gjak eshte 2500, ndersa banoret e zones shprehin shqetesimin se eshte ulur mosha mesatare e popullsise dhe eshte shqetesuese prania e tumoreve tek njerezit.
Top Channel