Greqi, minuta tmerri per 14-vjecarin shqiptar

28/09/2009 09:05

Minuta tmerri per nje djale  14-vjeçar ne Larisa te Greqise, i cili u lidh me litar ne makinen e te atit, nje 39-vjeçar me profesion piktor dhe u lendua per shkak se nuk e degjonte babane qe e qortonte.

Burimet policore thane se emigranti 39-vjeçar, me leje te rregullt qendrimi, ka pranuar ngjarjen duke deklaruar se ishte detyruar ta lidhte te birin ne makine dhe me tej te levizte neper rruge ne ate gjendje, sepse ishte i pabindur dhe shpesh kur e qortonte, nuk e degjonte.

Policia mesoi per ngjarjen pas telefonates se nje fqinje te familjes emigrante, e cila tregoi se po shihte te ecte neper rruge, nje makine me femijen e lidhur nga pas, i cili klithte nga dhembjet dhe qante.

Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Shen Thoma, lagje e qytetit Larisa ne Greqi, ku familja shqiptare jeton prej afro tete vjetesh.

Prindi 39-vjeçar ka shkuar pasdite ne shtepi ku jeton me gruan dhe djalin adoleshent dhe ka pikasur te birin ne gabim.

Menjehere e ka qortuar, por duket se irritimi ishte i forte, sepse babai i eshte hakerryer te birit 14-vjeçar, duke u hakmarre per faktin se ishte i pabindur.

E ka marre te birin, e ka vendosur ne pjesen e parme te makines dhe e ka lidhur me nje litar.

Pasi u sigurua se e kishte lidhur mire te birin, eshte futur ne sediljen e shoferit, ka ndezur motorin e makines dhe ka nisur te ece, duke e detyruar te ulerije nga frika, dhembjet dhe turpi i nje skene te tille.

Pak minuta me vone ne vendngjarje mberriti policia, e cila ndaloi te dyshuarin dhe dergoi ne spitalin rajonal 14-vjeçarin, i cili iu nenshtrua mjekimit pa asnje rrezik per jeten.

Gjate marrjes ne pyetje dhe me tej ne rrefimin para gjyqtarit te gatshem ne Gjykaten e Larisas, 39-vjeçari ka pranuar se ishte i vetedijshem ne ate qe kishte bere, duke pohuar se ishte i ndikuar se pari nga fakti qe kishte pire disa birra, duke u perballur i dehur me te birin dhe se dyti, sepse djali shpesh nuk e degjonte kur e qortonte.

Me akuzen e ushtrimit te dhunes ne familje, 39-vjeçari iu dorezua hetimit penal te prokurorise dhe kaloi per shqyrtim ne gjykate, ku kerkoi gjykim te pershpejtuar qe iu pranua, duke aplikuar ndjekje ne gjendje te lire.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta