
Pa kaluar as 24 ore nga mbledhja e drejtuar nga “te perjashtuarit”, ka ardhur reagimi i kreut te organizates “Omonia”, Vasil Bollano. Ai eshte kthyer urgjent nga Athina, duke anashkaluar çdo problem familjar ne shtetin helen.
Ne daljen e tij para mediave, ai i ka cilesuar vendimet e marra dy dite me pare, gjate mbledhjes se keshillit administrativ te “Omonia”-s, si vendime te nje grupi banditesk, te paqena dhe te pavlefshme per minoritetin grek.
Sipas tij, ish-anetaret e Keshillit te Pergjithshem te “Omonia”-s “dhunuan zyrat, per te shkaktuar nje rryme qe nuk perfaqeson minoritetin”.
Me tej ai ka deklaruar se nuk do procedohet duke iu drejtuar organeve te drejtesise, “por deklaratat dhe vendimet e grupit banditesk jane te paqena dhe te pavlefshme per ne.
Çdo parti dhe çdo organizate eshte e natyrshme qe ka anetaresine dhe drejtuesit, por ka edhe jashteqitjen e vet”, ka thene Bollano.
Me tej ai ka deklaruar se akti i dy diteve me pare ka qene i ngjashem me ate te vitit 1994, ku zyrat e organizates “Omonia” rane pre e dhunes.
Sipas Bollanos, heren e pare dhunues te saj ishin struktura te ish-SHIK-ut te Gazidedes, ndersa me 26 shtator e njejta gje eshte bere nga zevendesi i tij, Kosta Barka, nga ministri Ksera dhe mbeshtetes te tyre.
Top Channel