Boks, Klicko i pandalshem

28/09/2009 09:25

Askush nuk mund ta ndale. Ky eshte Vitali Klicko, i cili ka shenuar oret e para te mengjesit te djeshem nje tjeter fitore te rendesishme.

Sfidanti Kristobal Arreola (27-1, 24 k.o.) kishte hipur ne ringun e “Staples Center” te Los Anxhelosit me nje enderr: te mundte Vitali Klickon (38-2, 37 k.o.) dhe te behej boksieri i pare me origjine meksikane qe fiton titullin boteror te peshave super te renda.

Por brezi i WBC-se ka mbetur i salduar per jete te kampioni ukrainas, qe– ju pelqen apo jo stili i tij– meriton te vleresohet per ate qe ai eshte: nje nga me te medhenjte e ketij sporti, ne te gjitha drejtimet.

Veshtire qe sot per sot te gjesh nje tjeter kundershtar per ate, duke marre ne konsiderate se nuk do te shohim kurre me nje ndeshje kunder vellait Vladimir (prezent si gjithmone ne cepin e tij, dhe mbajtes i titujve IBF e WBO), dhe qe nga momenti kur eshte rikthyer, jo vetem ka marre fitore, por ka dominuar Sam Peter.

Me pas i ka marre titullin Juan Karlos Gomezit dhe tashme mundi edhe Arreolan. Rikthimi ne “Staples Center” te Los Anxhelosit (shtepia e dyte e Klickos dhe qyteti i lindjes se Arreolas) ka qene i jashtezakonshem.

“Dr. Ironfist” ketu kishte humbur ndeshjen kunder Lenoks Ljuis me 21 qershor 2003, nje duel te cilin e humbi per nderprerje ne raundin e shtate, kur ishte ne avantazh ndaj nje prej kundershtareve me te medhenj ne 20 vitet e fundit.

Ndeshja e oreve te hershme te mengjesit te djeshem kishte nje strukture shume te thjeshte: per Arreolen, te ashtuquajtur “The Nightmare” (por ne kete duel ankthi ishte vetem i tij) ka qene e veshtire t’i afrohet kundershtarit te tij.

Klicko ka kontrolluar sfiden nga ringu i pare, me te majten e tij proverbiale, duke ndalur kundershtarin, i cili nuk u terhoq per asnje moment. Ukrainasi e godiste vazhdimisht kundershtarin ne fytyre. Gjate raundit te 10, Arreola per pak sa nuk ra.

Ne fund te ketij raundi nderhyri trajneri i amerikanit Henri Ramirez, i cili nderpreu ndeshjen per “k.o.” teknik, pasi boksieri i tij ishte demtuar shume ne fytyre.
 

Top Channel