
Pas pese javesh si titullar ne radhet e Kievos se ketij sezoni, dje Erion Bogdani ka provuar per here te pare edhe shijen e stolit.
Ne ndeshjen ndaj Atalantes, te cilen veronezet do ta luanin ne shtepi, trajneri Di Karlo ka menduar qe te beje rrotacionin e perfolur shume kohet e fundit: Bogdani ne stol dhe ne vend te tij Granoke.
Por ky i fundit nuk e ka justifikuar besimin e teknikut, pasi ende nuk eshte ne nje forme te mire.
Ne minuten e 72’ Kievo e shikon veten ne dizavantazhin e nje goli dhe dy minuta me vone trajneri Di Karlo vendos te ndryshoje lojen e skuadres se tij, duke larguar Granoken dhe duke rikthyer shqiptarin ne sulm, me qellim shenimin e golit te barazimit.
Dhe ky gol nuk ka vonuar: ne minuten e 77 shenon Pelisier. Per sa i perket Bogdanit, 16 minutat e tij ne fushe nuk jane te mjaftueshme per te dhene nje vleresim te sakte per lojen e tij.
Top Channel