
Kryeministri Berisha, ne nje konference per shtyp ka bere nje bilanc te vizites se tij ne Nju Jork, ku mori pjese ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Gjate konferences Berisha e ka vene theksin tek takimi i zhvilluar me presidentin amerikan Barack Obama, i cili sipas tij do te vizitoje Shqiperine.
“Pata nje takim te shkurter dhe te perzemert me presidentin Obama dhe Zonjen e Pare, gjate pritjes qe presidenti shtroi ne Nju Jork. Ishte kenaqesi per mua te merrja vleresimin e presidentit per anetaresimin ne NATO, por edhe per faktin se presidenti dhe Zonja e Pare ne Cikago njihnin shqiptare me te cilet kishin punuar. Jam i bindur se presidenti Obama do te vizitoje Shqiperine”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri nuk ka lene pa permendur lobimin e tij per rritjen e investimeve te huaja ne Shqiperi, si dhe lobimin per Kosoven.
Nderkohe qe nje tjeter pike e rendesishme sipas tij ishte edhe vleresimi i lidershipit nderkombetar per zgjedhjet ne Shqiperi.
“Nga lidershipi nderkombetar gjeta vleresimin me te madh per zgjedhjet. Gjithashtu, gjate qendrimit tim te zgjatur ka qene edhe lobimi per investime ne Shqiperi. Diskutova projektin e gazit me Katarin, qe eshte nder prodhuesit kryesore ne bote te gazit te lengshem. Nderkohe, nje nga detyrat e mia ishte edhe te loboja per rolin shume te fuqishem qe Kosova e pavarur po luan ne rajon. Ishte nje angazhim i madh ne drejtim te njohjes se saj”, ka nenvizuar Berisha.
Me tej, kryeministri ka folur edhe per ceshtje te tjera te trajtuara ne asamblene e OKB-se, si ajo per klimen dhe ceshtjen berthamore, duke nenvizuar se Shqiperia do te jape kontributin e saj per zgjidhjen e tyre dhe se vendi yne nuk do te pajiset kurre me bombe berthamore.
Ndersa i pyetur nga gazetaret per kontestimin e vazhdueshem te PS per zgjedhjet, kryeministri ka theksuar se ky ishte procesi me i mire dhe i ka bere thirrje opozites, te ciles do t’i garantohet zeri ne Parlament, qe te respektoje raportet e nderkombetareve.
“Ne historine e ketij vendi, keto zgjedhje ishin me te mirat. Nuk pati prova per manipulimin e tyre. Partite te respektojne raportin e OSBE/ODIHR. Ajo qe i garantoj opozites eshte kjo, degjimi i zerit te saj per reformat”, eshte shprehur Berisha.
Kryeministri ka prekur edhe ceshtjen e enciklopedise maqedonase, lidhur me te cilen ka dhene garancine e tij se ajo do te rishikohet nga autoritetet maqedonase.
“Shqiptaret nuk kane vuajtur kurre nga identiteti. Presidenti i Maqedonise me siguroi se sapo te kthehet ne vend do ta rishikoje enciklopedine”, ka shtuar Berisha.
Top Channel