Tirane, grabitet me dhune kazinoja

27/09/2009 08:35

Nje kazino eshte grabitur me dhune ne kryeqytet dhe policia pas denoncimit te  punonjesit te lokalit te lojerave te fatit qe  tha se u perball me agresoret, po kerkon t’i identifikoje dhe arrestoje.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit  te dites se shtune, rreth 04.00, ne Rrugen e Dibres te lokali i lojerave te fatit “Kajot”.

Burimet policore qe shkuan ne vendngjarje i thane agjencise se lajmeve NOA se moren nje informacion permes denoncimit me telefon se perballe viles “Gold”, eshte vjedhur me dhune, nga persona te paidentifikuar, lokali i lojerave te fatit “Kajot”.

Denoncimi eshte bere nga punonjesi i turnit te kazinose, F.K, i cili i deklaroi policise ne kallezimin e tij, se te pakten dy persona te cilet nuk i njihte, hyne ne lokal dhe permes kercenimeve dhe ushtrimit te forces, rrembyen parate qe gjendeshin ate moment, shuma nje milion leke te vjetra. Menjehere pas denoncimit, policia ka kryer verifikimet dhe tha se po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve te cilet per momentin, mbeten te panjohur.
 

Top Channel