
Hap fals i Juventusit ne ndeshjen kunder Bolonjes ne Torino. Bardhezinjte nuk arriten te perfitojne nga humbja e Interit diten e djeshme me Sampdorian per te marre i vetem kryesimin.
Nje nisje te vrullshme e torinezeve sjell edhe zhbllokimin e rezultatit ne minuten e 24 te takimit me ane te Trezege. Pjesa e dyte e takimit nis serish e vrullshme me Bolonjen qe shfaqet disa here e rrezikshme ne zonen e Juves. Kur pritej fershellima e gjyqtarit te takimit ne minuten e 94 Bolonja gjen barazimin me ane te brazilianit Adailton pas nje topi te futur ne zone nga e majta e sulmit kuqeblu.
Me te njejtin rezultat kane perfunduar edhe ndeshjet Kievo-Atalanta, Lacio-Palermo dhe Katania-Roma.
Udineze, pas asaj ndaj Milan arrin nje tjeter fitore te rendesishme, kete radhe 2-0 ndaj Xhenoas, ndersa Napoli i Donadonit gjen fitoren e pare ne kete sezon kur mundi Sienen me rezultatin 2-1.
Java e gjashte e Serise A do te mbyllet ne mbremje me takimin e ores 20:45 mes Milanit dhe Barit.
Top Channel