F1, Hamilton dominon Singaporin

27/09/2009 14:55

Ljuis Hamilton ka dominuar fundjaven e Cmimit te Madh te Singaporit duke e kurorzuar ate me fitoren e dyte te ketij sezoni.

E ka filluar mjaft mire qe nga starti piloti britanik kete gare ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri ne xhiron e fundit i pashqetesuar nga askush.

Ka qene nje aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil ne mesin e gares qe kompromentoi renditjen duke futur makinen e sigurise ne piste.

Per dy gabime personale, Hamilton shpetoi nga rivalet me te foret te kesaj gare, ne fillim nga Niko Rosberg i cili u denua me nje “Drive throught” dhe me pas te njejtin ndeshkim mori Sebastian Fetel ne momentin me te mire te gares se tij.

Nga keto penalizime perfiton gjermani i Toyotes Timo Glok qe u rendit ne vendin e dyte dhe menjehere pas tij fituesi i gares se sezonit te shkuar Fernando Alonso me Renault qe ia dedikoi ish shefit te tij, Flavio Briatore podiumin.

Nje tjeter deshtim ka qene kjo gare per skuadren Ferrarin e cila doli duarbosh nga Singapori. Kimi Raikonen u rendit ne vendin e 10-te nderkohe qe piloti tjeter i kokekuqes, Xhankarlo Fizikela e mbylli garen ne vendin e 13-te duke mos u shfaqur per asnje moment protagonist.

Gara e rradhes do te jete Cmimi i Madhi Japonise qe do te zhvillohet vetem pas shtate ditesh.

Top Channel