
Propozimi i eurodeputetes sllovene Tanja Fajon dhe i komisionit te Ceshtjeve Ligjore te Parlamentit Europian, qe edhe Shqiperia dhe Bosnja te jene pjese e vendimit per liberalizmin e vizave bashke me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, u pershendet ne Tirane nga mazhoranca.
Nga selia e Kuvendit te Shqiperise, kryetari i Partise Demokratike per Tiranen, deputeti Aldo Bumci, siguroi se qeveria do te beje gjithcka qe i takon asaj, per te arritur kete objektiv.
“Heqja e vizave per qytetaret tane nuk eshte thjesht nje qellim politik, eshte nje detyre qe ne i kemi vene vetes dhe do ta realizojme shume shpejt, ashtu sic realizuam anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe paraqitjen e kerkeses per statusin e vendit kandidat ne BE”, u shpreh Bumci.
Por per kete bashkepunimi me opoziten eshte i domosdoshem. Ndaj, diten qe ne Partine Socialiste votimi per kryetarin pritej te rikonfirmonte Edi Ramen, deputeti Bumci i bente thirrje deputeteve socialiste te futeshin ne Parlament.
“Ftojme opoziten te vije ne Parlament duke lene menjane interesat personale te Edi Rames dhe t’i bashkangjitet ketij objektivi per te permbushur nje nga detyrimet per te cilat zgjedhesit e tyre i kane votuar”, u shpreh Bumci.
Ne rast se propozimi i komisionit te ligjeve te parlamentit europian gjen mbeshtetje nga shumica e eurodeputeteve, raporti do te jete nje faktor i rendesishem lobingu per Komisionin. Por pas propozimit te Komisionit, vendimi i fundit do te jete politik dhe do te merret nga Keshilli i ministrave te Bashkimit europian.
Top Channel