Shqiperi-Mali i Zi, lehtesi ne pikat kufitare

26/09/2009 08:45

Marredheniet e fqinjesise se mire mes Shqiperise dhe Malit te Zi pritet te lehtesojne edhe me shume procedurat e kalimit kufitar ne doganen e Muriqanit mes dy vendeve.

Ne Kuvend, me propozim te qeverise, ka mberritur nje marreveshje e bere mes ketyre dy vendeve ku percaktohen procedura edhe me lehtesuese qe do te kene shqiptaret ne kalimin doganor te kesaj pike kufitare.

Sipas marreveshjes, po punohet qe te lehtesohen procedurat per ndalimin e shtetasve shqiptare, te cilet shkelin ligjin ne piken doganore.

Shtetasit e shoqeruar dhe ndaluar nga policia malazeze ne kufi nuk do te mbahen per t’u hetuar per llogari te shteti fqinj, por do te kalojne per llogari te shtetit tone.

Kjo gje vlen edhe per shtetasit malazeze qe kapen ne doganen tone ne kundershtim me ligjin, dhe qe duhet t’i dorezohen policise se Malit te Zi per procedim.

Ndersa shtetasit e huaj hetohen nga shteti qe i kap ne piken kufitare, ne kundershtim me ligjin. Dy shtetet po punojne qe te eliminojne kontrollet ne dy pikat kufitare, me qellim qe te kete vetem nje kontroll, per shqiptaret ne doganen e Malit te Zi dhe per malazezet ne doganen e Shqiperise. Nga shteti fqinj, vendi yne ka kerkuar qe te heqe edhe taksen e gjelber dhe pagesen per siguracionin.

Top Channel