
Afro 82 mije anetare te Partise Socialiste do t’u drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur kryetarin e ri.
Ne gare jane dy kandidate, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, ndersa jane marre masat e nevojshme per te garantuar nje proces normal dhe transparent.
Zgjedhjet do te zhvillohen per çdo bashki e komune dhe jane ngritur rreth 400 qendra votimi ne te gjithe Shqiperine.
Orari i votimeve do te jete 08.00 deri 16.00, ndersa me pas nis procesi i numerimit te votave.
Nderkohe, sekretari organizativ, Blendi Klosi, vleresoi se 26 shtatori, eshte nje dite e shenuar per Partine Socialiste, qe kurorezon me votimin ne te gjithe anetaresine e vet fushaten e zhvilluar gjate ketij muaji per zgjedhjen e kryetarit te partise.
Ai u beri thirrje anetareve te PS-se qe te shkojne te votojne per te shprehur me vote mendimin e tyre.
“Une jam ketu per t’i ftuar te gjithe socialistet shqiptare, qe te shtunen e 26 shtatorit te shkojne ne votim ne qendren e bashkise apo te komunes se tyre, per te shprehur me vote mendimin per rrugen ku duhet te ece Partia Socialiste ne 4 vitet e ardhshme dhe per liderin qe duhet ta udheheqe ate drejt fitores se sigurt me pushtetin e korruptuar te çiftit Berisha-Meta, te cilet me votat e grabitura te 28 qershorit, po e zhytin Shqiperine ne nje krize te thelle politike e ekonomike”, tha Klosi.
Top Channel