Dritero Agolli: Bojkoti? Jo pa fund

26/09/2009 15:05

Nje prej themeluesve te Partise Socialiste dhe figurave emblematike te socialisteve Dritero Agolli pas votimit per kreun e PS, e vlereson procesin demokratik.

Shkrimtari i njohur Dritero Agolli jep nje vleresim edhe mbi pergjegjesite e humbjes se socialisteve per zgjedhjet e 28 qershorit duke nenvizuar fillimisht se asnje parti dhe koalicion nuk fitoi per te qeverisur vendin dhe duke e pare ne kete prizem nuk preferon ta konsideroje Ramen humbes.

“Keto zgjedhje dolen me pak vota diferenca votash mes forcave kryesore. Nuk mund ta akuzosh Rames si humbes i madh dhe Partine Socialiste si humbese te madhe”, u shpreh Agolli.

Lidhur me debatin mbi raportet e kushtezuara te socialisteve me kuvendin, socialisti themelues thote se kjo nuk mund te zgjase pa fund, duke u shprehur kunder bojktotit ne parim ai mendon se koha do vendose mbi fundin e tij.

“Kjo parti eshte e dosmosdoshme per te shkuar ne parlament per te marre pjese ne vendimet e rendesishme”, u shpreh Agolli.

Zoti Agolli jep nje vleresim te shkurter edhe mbi linjen qe po ndjek nje grup socialistesh qe kundershtojne bojktotin e PS-se ndaj kuvendit.

“Ky grup nuk mund te hedhe parrulla dhe te nxise socialistet te bojkotojne procesin zgjedhor ne parti dhe nga ana tjeter te jene kunder bojkotit ne parlament. Nuk mund te jesh kunder bojkotit me bojkot”, u shpreh Agolli.

Top Channel