Britania: Mbeshtesim zgjerimin e BE-se

26/09/2009 08:35

Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi, Fiona McIleham, i eshte pergjigjur dje nga Vlora, interesimit te medias per hyrjen e Shqiperise ne BE, si dhe problematikave qe shqetesojne sot organizmin europian.

Ambasadorja foli ne Universitetin Veror te pervitshem KRIIK dhe titulli i fjalimit te saj ishte “Zgjerimi i BE-se ne vitin 2009: Nje perspektive britanike”.

Gjate leksionit te saj, nder te tjera, ambasadorja tha se, “ne si Britani e Madhe jemi te gatshem te ndihmojme vendet e rajonit dhe jemi te angazhuar qe te tjeret te ndjekin hapin tone. BE vijon te terheqe nje game te gjere njerezish, çka eshte reflektuar ne vite gjate zgjerimit te saj qe pas vitit 1973”.

E ardhmja juaj, tha ambasadorja, eshte ecja drejt ketij bashkimi. “Per kete eshte i nevojshem respektimi i disa rregullave strikte, siç jane respektimi i te drejtave te njeriut, e respektimi i te drejtave te tjera demokratike. Por hyrja ne Bashkimin Europian nuk eshte kaq e lehte dhe kriter per kete mbetet besueshmeria”, theksoi ambasadorja.

Top Channel