
Me propozim te Ministrise se Brendshme, qeveria ka paraqitur ne Kuvend ndryshimet ne projektligjin “Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise”.
Sipas qeverise, kjo behet per te mbrojtur deshmitaret, duke pasur parasysh se deshmia eshte prova me e rendesishme ne zbardhjen e çeshtjeve te ndryshme dhe nje element thelbesor per funksionimin e sistemit te drejtesise.
Ne projektligj parashikohet qe te shmanget pjesemarrja e gjyqtareve ne procesin e mbrojtjes se deshmitareve, pasi ata nuk kane arsye te mesojne hollesi per organizimin e programit te mbrojtjes se deshmitareve dhe se shpesh ata kane seanca gjyqesore qe kufizojne mundesite per te marre pjese ne mbledhjen e komisionit, duke veçuar vetem rastet urgjente.
Objekti i bashkepunimit parashikon zbatimin e ndersjelle te programit te mbrojtjes perfshire ndryshimin e vendbanimit dhe qendrimin e personave te mbrojtur ne territoret perkatese te paleve.
Projektligji eshte i perbere nga 30 nene te ndara ne 5 kapituj. Ky projektligj tashme pritet te diskutohet ne komisionet perkatese per t’i kaluar me pas per miratim Kuvendit dhe pas votimit hyn ne fuqi per zbatim.
Top Channel