
Nje zjarr i rene ne nje fabrike te prodhimit te mobiljeve ne Lezhe ka shkrumbuar totalisht kete biznes.
Zjarri ka rene gjate mesnates se djeshme. Shkak i zjarrit mund te kete qene nje nje shkendije elektrike pasi edhe vete pronaret e kesaj mobilerie nuk dyshojne per zjarrevenie te qellimshme.
Demi nga ky zjarr llogaritet te jete rreth 8 milione leke ndersa i gjithe biznesi rezulton te jete i pasiguruar. Prania e lendeve lehtesisht te djegshme ka bere qe flaket te shkaterrojne gjithcka ne pak minuta dhe nderhyrja e banoreve te zones dhe me pas zjarrefikesve nuk ka mundur te shuaje flaket.
Mobileria ndodhej ne nje zone te banuar por fatmirsisht zjarri nuk ka depertuar me tej.
Tashme ky biznes eshte i demtuar totalisht per here te dyte pasi e njejta situate eshte krijuar edhe gjate vitit 2002 por kete here ka qene uji dhe permbytja qe i ka demtuar.
Top Channel