Kriza ndikon te financat publike

25/09/2009 16:35

Kriza globale po shton ndikimet ne financat publike te Shqiperise. Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave tregojne se ne muajin gusht te ardhurat nga taksat kane patur tkurrjen me te forte te ketij viti, duke rene vetem brenda nje muaj me rreth 6 miliarde leke.

Ne total qeverise i mungojne ne buxhet per keto 8 muaj te vitit rreth 17.3 miliarde leke me pak te ardhura nga sa kishte parashikuar te mblidhte.

Zeri me problematik i te ardhurave mbetet akciza, takse qe mblidhet nga mallrat e forte, ose ato qe kane rrezikun me te larte per t’u kontrabanduar si karburantet, cigaret apo dhe pijet alkoolike.

Sipas te dhenave te ardhurat nga akciza per 8 mujorin jane realizuar vetem 78.6 per qind me nje deficiti ne buxhet prej afro 6.5 miliarde lekesh.

Ne total renia e te ardhurave nga taksat mund te kishte qene edhe me e forte se sa eshte, por qeveria e ka kompesuar ate me tejkalimet e nje zeri te veccante, qe eshte tatimi mbi te ardhurat personale, ci cili ne pjesen derrmuese te tij vjen nga taksatmbi pagen, qe paguan administrata dhe punonjesit ne privat.

Por vecc renies se forte te te ardhurave, ne muajin gusht, te dhenat e qeverise tregojne devijime te rendesishme edhe ne kahun tjeter te buxhetit, ate te shpenzimeve. Per here te pare gjate ketij viti, ne gusht qeveria ka mundur t’i permbahet planit te shpenzimeve, e kryesisht atyre per investime qe deri ne 7 muajt e para te vitit, te nxitura edhe nga fushata elektorale, shenuan tejkalime deri ne masen 30 per qind nga plani.

Sipas te dhenave, deri ne fund te 8 mujorit shpenzimet per investime publike, zbriten per here te pare poshte planit te tyre duke qene 65 miliarde leke ose rreth 3 miliarde leke me pak, ndonese serish mbeten dukshem me te larta se vitet e kaluara.

Ne rishikimin qe po i ben buxhetit te shtetit, qeveria ka kerkuar uljen me 10 miliarde leke te planit te te ardhurave, por nga ana tjeter ka rritur me 8 miliarde leke investimet.

Nese renia e te ardhurave ne buxhet do te vazhdoje tendencen e gushtit edhe pergjate 4 muajve te mbetur te vitit, atehere qeverise mund t’i duhet te nderhyje serish ne buxhet, per te ligjeruar te tjera devijime te treguesve fiskal.  

Top Channel