Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili deklaroi ne konferencen e tij te pare per shtyp, se situata e pandemise se gripit te derrit ne Shqiperi eshte e qendrueshme, madje me tendence permiresimi, duke iu referuar edhe numrit prej gjithesej 34 raste te prekur nga A/H1N1.
“Sot eshte mbledhur Komiteti Kombetar qe administron situaten dhe pas analizimit te te dhenave konstatuam se situata eshte e qendrueshme. Ky eshte nje lajm i mire per shqiptaret. Kemi nje situate qe perkon me gatishmerine e sistemit per t’u perballur me eventualitetet e mundshme”, ka pohuar Vasili.
Ministri ka lancuar edhe nje spot te prodhuar ne bashkepunim me UNICEF, OBSH dhe partnere te tjere, ne menyre qe qytetaret shqiptare te dine si te mbrohen nga kjo pandemi pa panik, por edhe pa shkujdesje per te.
Nderkohe ai ka theksuar edhe nje here se Shqiperia ka rezervuar mundesine e blerjes se vaksines sapo ajo te jete ne treg.
“Ne kemi rezervuar te drejten per te blere vaksine, kemi gati fondin dhe kur te jete momenti i duhur do ta blejme. Vaksina prodhohet, por eshte e mundshme per t’u blere vetem pasi certifikohet”, ka shtuar Vasili.
Top Channel