
Pas nje interesi te gjate ne hinduizem, Julia Roberts eshte e kenaqur qe do te luaje rolin e nje gruaje qe gjen veten nepermjet fese, ne filmin e saj te ri “Ushqim, lutje dhe dashuri”.
Gjate xhirimit te filmit ajo ka zhvilluar nje vizite ne Hari Mandir Ashram, nje zone hindu ne aferi te Delhit.
Atje ajo ka takuar kreun e ashrameve, Swami Dharmdev me te cilin u luten se bashku me femijet e aktores.
Njeriu i shenjte u cudit, ndersa ylli i Hollywood-it prezantoi femijet duke perdorur emrat e tyre indiane.
“U befasova kur ajo i prezantoi si Mahalax mi, Krishna Balaram dhe Ganesha”, u shpreh Swami per “India Today”.
“Vendosa Raksa Sutra (varese e shenjte) ne qafen e tyre dhe biseduam perreth nje gjysme ore… Ajo ishte shume e terhequr nga klutura indiane”, theksoi ai.
Roberts ne te shkuaren eshte cilesuar si “mikesha-indu” me e famshme ne Perendim.
Top Channel