OKB, nis punimet asambleja e 64-t

23/09/2009 09:25

Ka nisur punen ne Nju Jork Asambleja e 64-t e OKB-se e cila do perqendrohet kryesisht ne ceshtjet e klimes globale dhe problemet qe kane lidhje me ambientin.

Diten e sotme fjalen do ta marrin sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, presidenti amerikan, Barak Obama, lideri libian Muamar Gedafi, presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Gjate oreve te pasdites do flase edhe presidenti kinez Hu Jintao, ai rus Medvedev, presidenti iranian Ahmadinexhad dhe kryeministri britanik, Gordon Braun.

Ne punimet e asamblese nuk do marre pjese presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaja, i cili eshte kthyer me urgjence ne ambasaden braziliane te vendit te tij ku prej kohesh ka plasur lufta civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA