Kinema, film per Lennon ne Torino

23/09/2009 18:55

“Nowhere Boy”, filmi per adoleshencen e John Lennon ne Liverpool ne gjysmen e viteve 50 eshte filmi qe do te hape Torino Film Festival, me 13 nentor.

I bazuar ne librin me imazhe “Growing Up with My Brother John Lennon” te Julia Baird, motra e Lennon, filmi flet per vitet e formimit te nje prej ikonave te shekullit te XX-te.

Lennon, 15 vjec, eshte i ndare mes dashurise per tezen tradicionaliste, qe e ka rritur dhe te emes se apasionuar pas rrokut, qe sapo ka gjetur.

Top Channel