Al Kaeda rishfaqet me nje mesazh ne internet nepermjet numrit 2 te saj, Ayman Al Zawahiri.
Pas hapjes se disa faqeve islamike te mbyllura nga inteligjenca amerikane qe pas mesazhit te Bin Laden, organizata terroriste vazhdon te predikoje lufte ndaj SHBA-se dhe perendimit. Al Zawahiri shfaqet ne nje video te gjate 106 minuteshe duke sulmuar drejtperdrejt kreun e Shtepise se Bardhe, Barak Obama.
“Amerika na paraqitet me nje fytyre te re hipokrite. Na buzeqesh por na godet me te njejten sepate te perdorur nga Bush. Por me pelqimin e Zotit fundi i ketij vendi do vije nga islami”, shprehet Al Zawahiri, profecine e te cilit e mbeshtet edhe personi tjeter qe shfaqet ne video, Adam Gadahn.
Sipas analisteve amerikane, ne kete mesazh duket qarte vuajtja qe drejtuesit e Al Kaedes kane per shkak te mbeshtetjes te madhe qe Obama ka ne Lindjen e Mesme dhe ne Azi.
Top Channel