
Dhe ja ku mberrijne Valery Giscard d’Estaing, Lady Diana dhe dashuria.
Princesha e zemrave dhe marredheniet e saj nuk harrohen asnjehere. 12 vjet nga vdekja e saj, ende flitet per jeten e trazuar qe pati, sidomos ne aspektin privat.
Ish-presidenti francez tregon ne romancen e tij te re, per nje lidhje ne gjysmen e dyte te viteve 80-te me nje princeshe te Cardiff (kryeqytet i Galles, nga ku gruaja e trashegimtarit te fronit mori titullin) e cila tradhetohej vazhdimisht nga i shoqi.
Megjithate ne roman nuk permenden emra, ndaj pyetja lind menjehere: A mund te jete e vertete nje lidhje e tille?
Libri
Mes realitetit dhe fantazise.Libri ka si protagoniste nje president francez dhe nje trashegimtare froni, burri i se ciles preferon me shume dashnoren.
Jo rastesisht romanca titullohet “Presidenti dhe princesha”, prej nga ky lindin dyshimet e rastit.
Mandati i Valery Giscard d’Estaing perfundoi ne vitin 1981, pikerisht kur Charls e Diana u martuan. Por Giscard e ka takuar Dianen, si para dhe pas divorcit shume here.Simpatia mes te dyve nuk ka qene kurre sekrete, ashtu sikurse edhe admirimi ish-presidentit per princeshen.
Ne kete liber mund te dyshohet per gjithcka, edhe pse Giscard ka futur ne krijimin e tij plot iluzione dhe mistere.
Marredheniet
Sido qe te jete, lista e marredhenieve te verteta apo te dyshuara te Lady Diana eshte e gjate.
Dhe me c’duket ajo zgjatet me kalimin e viteve. Miq, te dashur, maxhordome te cilet flasin here per here per te edhe pas vdekjes…dhe sipas te gjitha gjasave do te vijojne ende te flasin gjate per te.
Top Channel