Meshkujt duhanxhinj te moshes se mesme me kolesterol te larte dhe tension, vdesin nje dekade me shpejt se ata qe nuk kane asnje nga keto semundje.
Shume studime tregojne se mospirja e duhanit, ngrenia ne menyre te shendetshme dhe ushtrimet fizike largojne semundjet e zemres, por jane te pakta kerkimet qe tregojne se sa te shkurtohet jeta duke mos i zbatuar keto keshilla.
Per ta zbuluar kete, shkencetaret e Universitetit te Oksfordit kane analizuar te dhenat e 19 mije meshkujve qe ishin ekzaminuar ne vitet 1960 kur ata ishin ne moshen 40-69 vjec.
Analizat nxorren informacione te detajuara per gjendjen shendetesore, stilin e jetes, veset si pirja e duhanit apo alkoolit, peshen e tyre, presionin e gjakut, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit ne gjak.
Me shume se 7 mije nga te analizuarit qe kane mbijetuar u riekzaminuar serish ne 1997, 28 vjet pas ekzaminimit te meparshem.
Sipas studimit, rezultoi se burrat qe konsumojne duhan, hane ushqime te yndyrshme dhe konsumojne alkool, jetojne rreth dhjete vjet me pak se ata qe nuk i kishin keto vese.
Top Channel